Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka dhënë një mesazh për serbët ditën e sotme.
Ai është shprehur se nuk do të të ketë dorëzim dhe se ishin të detyruar të vendosnin barrikada.
“Mesazhi për të gjithë të tjerët është që të formohet Asociacioni [i komunave me shumicë serbe], të respektohen të drejtat dhe liritë e serbëve dhe të sillen në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara dhe të drejtën ndërkombëtare, sepse kjo është mënyra e vetme për të filluar normalizimin e marrëdhënieve”, shkroi ai në Instagram.
Vuçiç theksoi se autoritetet në Serbi do të vazhdojnë luftën për paqe me të gjitha mjetet ligjore.