Gjysmë-finalja e parë e këtij Botërori, Argjentinë-Kroaci, do të ketë një ekip arbitrimi tërësisht italian, me në krye Daniele Orsato.
Në vijat anësore do të pozicionohen napolitani Carbone dhe Giallatini nga Roma.
Ndërsa dhoma e VAR do të plotësohet me Irratin dhe Valerin sërish nga Roma.
Megjithatë, prania e Davide Orsatos në këtë ndeshje me shumë mundësi do të jetë e fundit për këtë Botëror pasi do të jetë shumë e vështirë për të që të zgjidhet sërish për ndeshjen finale më 18 dhjetor.