-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gabimi që e “dogji”! Si u zbulua vrasësi te “Kodra e Diellit”?

Kryesoret

Në 30 Tetor të këtij viti u ekzekutua te “Kodra e Diellit” Briken Sanaj.

Ai sapo ishte kthyer nga një dasmë në Lezhë, ku martoi shokun e ngushtë dhe më pas do të ikte drejt Italisë, por gjithçka u pre në mes. Plumbat i morën jetën në vend.

Vrasësi u zbulua disa javë më parë. Policia akuzon Vladimir Kolën, që dyshohet se e vrau pas një hasmërie të vjetër në Lezhë.

Por si u zbulua? Autori është fiksuar nga kamerat në Lezhë në momentin që mori makinën nga dy kosovarët për të kryer vrasjen.

Gjithashtu edhe pas krimit kamerat e kanë kapur te “Rruga e Kosovarëve”, ku ka marrë një taksi dhe ka udhëtuar drejt Lezhës. Në të gjitha këto pamje ai shfaqet me të njëjtat rroba.

Vladimir Kola jetonte në Belgjikë dhe në Shqipëri u kthye ilegalisht duke mos u regjistruar në TIMS me qëllim që të mos linte gjurmë dhe po kështu u largua. Por kamerat e sigurisë kanë dokumentuar itinerarin e tij nga Lezha në Tiranë për të kryer vrasjen dhe në kthim.

Ai është në kërkim së bashku me dy shqiptarë nga Kosova që e ndihmuan për blerjen e makinës që përdori për vrasjen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit