Tre fëmijë vdiqën pasi ranë në një liqen të ngrirë në Solihull të dielën në Britani.
Bëhet fjalë për fëmijë 8, 10 dhe 11 vjeç, ndërsa një fëmijë i katërt 6 vjeç është ende i shtruar në spital dhe po lufton për jetën.
Në të njëjtën kohë, një shok i djemve që humbën jetën ka treguar disa detaje nga tragjedia.
Tommy Barnet tha se këmbët e një nga viktimave ngeci në akull dhe miqtë e tij nxituan për ta ndihmuar.
Ata nuk mundën ta ndihmonin mikun e tyre pasi të gjithë ranë në liqenin e ngrirë.
“Është shumë e trishtuar, jam i mërzitur,” tha Tommy.
Zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit mbërritën në liqen dhe arritën të nxjerrin djemtë.
Ata kryen ndihmën e parë dhe u dërguan në spital në gjendje kritike, ku dhanë frymën e fundit pak kohë më vonë.
Police have confirmed that three boys aged eight, 10 and 11 died after falling through ice into Babbs Mill Lake in Solihull https://t.co/iUC4Ov3uXw
— Sky News (@SkyNews) December 12, 2022