Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin pranë fshatit Pajovë.
Mësohet se një makinë ka përplasur një qytetar që po lëvizte me biçikletë. Ky i fundit ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda të marra.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur hetimin e rrethanave të aksidentit të rëndë.