-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arben Ahmetaj merr goditjen e dytë

Kryesoret

Ish-zv/ kryeministri Arben Ahmetaj po përballet me një stuhi mediatike dhe jo vetëm. Deputeti socialist pasi u zhvesh nga të gjitha funksionet ekzekutive dhe partiake u rikthye në kryefjalë të mediave pas rrjedhjes së disa dokumenteve nga hetimet për inceneratorët.

Në emaile zbulohet se i akuzuari për korrupsion aktiv e pastrim parash në aferën e inceneratorëve, Klodian Zoto, që është në kërkim kishte prenotuar ose paguar me kartën e tij të kreditit qëndrimet e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj në disa hotele në Europë.

Ahmetaj, i cili në Komisionin Hetimor Parlamentar për inceneratorët pati mohuar afrimitetin me Zoton, por sipas këtyre e-maileve ka pasur udhëtime dhe kontakte me ta të paktën prej vitit 2013. Por pas inceneratorëve, Ahmetajt që është në qendër të ciklonit i ka ardhur edhe një tjetër goditje.

Fondi Monetar Ndërkombëtar në deklaratën e fundit të Bordit të Drejtorëve u bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të publikojnë kontratat e prokurimit publik që kanë të bëjnë me pandeminë dhe shpenzimet për rikuperimin e tërmetit, emrat e kompanive që kanë fituar kontratat dhe pronarët e tyre përfitues.

Njeriu që i ka menaxhuar këto dy çështje; fondet e tërmetit për rindërtimin dhe pandeminë është pikërisht ish-zv/ kryeministri Arben Ahmetaj. Por a do i publikojë qeveria të gjitha kontratat, sikur kërkon FMN? Kjo mbetet për t’u parë.

Që kur ndodhi ngjarja e tërmetit dhe më pas ajo e pandemisë, Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka kërkuar qeverisë shqiptare në të gjitha misionet që të bëjë transparentë përdorimin e fondeve për këto dy ngjarje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit