“Katargate” nuk është një rast i thjeshtë korrupsioni në zemër të Bashkimit Evropian. Ajo ka degëzime të shumta dhe plotëson nevojën që ka kapitali arab të gjejë një “shtëpi” në Bashkimin Evropian. Kjo për shkak se Brexit ua preu terrenin që kishin për dekada në Evropë, duke i privuar nga pushteti, ndikimi në qendrat e pushtetit jashtë vendeve arabe dhe aksesi në shtyllat financiare evropiane.
Prezencë e mirë në skenën sportive evropiane, qofshin skuadrat franceze të futbollit apo vende të tjera evropiane nuk ishte e mjaftueshme. Londra deri përpara Brexit-it u ofronte arabëve nga Katari në Mbretërinë e fuqishme të Arabisë Saudite një strehë “të sigurt” brenda matricës evropiane.
Vendimi i britanikëve për t’u larguar nga Bashkimi ndryshon strategjinë e arabëve, të cilët po përpiqen furishëm të hyjnë në Bashkimin Evropian nga një derë tjetër.
Greqia nuk i mungon radarit të tyre. Në të kaluarën ata ishin përpjekur të ndërmerrnin projektin e madh të Hellinikon. Nuk ishte e mundur, pasi Bashkimi Evropian ka rregulla dhe çdo marrëveshje dypalëshe nuk është një çështje e thjeshtë dhe përfshin burokraci që nuk u pëlqen arabëve.
Në vitin 2022 ata janë rikthyer në plan të parë dhe po flirtojnë me idenë e blerjes së aksioneve, pra aksesit në sistemin bankar grek dhe më gjerë, siç tregon edhe rasti i bankës zvicerane në kolaps Credit Suisse.
Strategjia e hyrjes në sistemin bankar europian zbatohet nga shteti më i fuqishëm i Gjirit, Arabia Saudite. Princi Mohammed bin Salman, si lideri më i fuqishëm në botën arabe, kërkon të marrë kontrollin e bankës zvicerane dhe që nga vera i ka përcjellë qeverisë greke se kërkon 20% të Bankës Kombëtare.
E sigurt është se arabët – Arabia Saudite dhe Katari – kanë zgjedhur tregun evropian si objektivin e tyre dhe do të bëjnë gjithçka për të zëvendësuar privilegjet e humbura që kishin për dekada në qytetin e Londrës.
Sigurisht, epërsia tani i përket Parisit dhe qasja atje është e vështirë. Megjithatë, një pjesë e madhe e pasurisë tashmë është transferuar në Paris, Holandë dhe Gjermani. Do të jetë e vështirë të prishet lidhja gordiane. Diçka që arabët e dinë shumë mirë duke goditur zemrën e Parlamentit Europian./ iefimerida.gr
Belgët i gjetën eurodeputes 1.5 milionë euro, i ati u kap me valixhe me para