Së fundmi në rrjet po qarkullojnë thashetheme se këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka nisur romancë të re me reperin Jack Harlow, albumi i fundit i të cilit përmban një përshëndetje për yllin britaniko-shqiptar të titulluar, “Dua Lipa”.
Harlow ka thënë se përpara se albumi të dilte në maj, ai e thirri Lipën në FaceTime për të marrë bekimin e saj. Por duket se pasi u takuan, kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm.
Sipas një burimi për Pagesix “ai ishte shumë i interesuar për të”. Thuhet se ai fluturoi në New York City për t’u takuar me të pas paraqitjes së saj në Z100 Jingle Ball të premten. Po ashtu, burimet pohojnë se çifti u pa duke mbërritur në një restorant në Distriktin Meatpacking.
Sipas Harlow, “ai do të bëjë më të mirën, pasi ka qenë gjithmonë një fans i saj”. Ose siç shprehet ai në këngë, “Dua Lipa, po përpiqem të bëj më shumë me të sesa të bëj një film”.