Multimiliarderi Elon Musk është “zbritur” nga froni si njeriu më i pasur në botë, kjo për shkak të rënies së vlerës së aksioneve të tij në kompaninë Tesla.
Sipas Forbes dhe Bloomber, është Bernard Arnault i cili ka marrë vendin e parë. Arnault është shefi ekzekutiv i markës luksoze LVMH.
Sipas Forbes , Musk tani ka një pasuri të vlerësuar prej 178 miliardë dollarësh (152 miliardë paund). Ndërkohë, Bernard Arnault ka një vlerë prej 188 miliardë dollarësh.
Dan Ives nga firma e investimeve Wedbush Securities tha se “cirku” që u bë për marrëveshjen prej 44 miliardë dollarësh për blerjen e Twitter, ka ndikuar në uljen e çmimit të aksioneve të Tesla-s.
“Musk është kthyer nga një superhero në aksionet e Tesla-s, në një “keqbërës”, ndërsa apatia ndaj tij rritet me çdo postim në Twitter. Shfaqja e cirkut në Twitter ka dëmtuar kompaninë e Musk dhe është një mbingarkesë e madhe në aksionet e Tesla. Musk është Tesla dhe Tesla është Musk.”