-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Irani sanksionon britanikët e amerikanët: Po ndërhyjnë në punët tona

Kryesoret

Irani vendosi sanksione ndaj krerëve të agjencisë së zbulimit dhe të ushtrisë së Britanisë, si dhe ndaj personaliteteve politike britanike dhe gjermane, duke iu kundërpërgjigjur kështu Evropës përpara se ajo të vendoste për sanksione të reja.

Në konferencën e tij javore për shtyp, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Nasser Kanani fajësoi evropianët dhe britanikët për “ndërhyrje në punët e brendshme të Republikës Islamike të Iranit” dhe tha se sanksionet “hyjnë në fuqi që sot”.

Britania dhe Gjermania kanë bërë kritika veçanërisht të forta ndaj reagimit të Iranit ndaj protestave pothuajse tre mujore të shkaktuara nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini.

Gruaja kurdo-iraniane vdiq në paraburgim pas arrestimit të saj nga policia e moralit, e cila e akuzoi për shkelje të kodit të veshjes së Iranit për gratë.

Irani vendosi sanksione ndaj 32 individëve dhe subjekteve duke i paraprirë takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në Bruksel. Ata pritej të vendosnin sanksione shtesë kundër Iranit për shkak të reagimit të tij ndaj demonstratave.

LEXONI EDHE KËTË
Bashkimi Europian sanksione të reja ndaj Iranit
Lista e sanksioneve të Iranit përmendi Ken McCallum-in, drejtor i përgjithshëm i agjencisë vendase të kundërzbulimit, MI5 dhe shefin e shtabit të mbrojtjes, Admiralin Sir Tony Radakin./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit