Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço kërkoi nga institucionet shqiptare që të luftojnë pastrimin e parave.
Ai u shpreh sot se pastrimi i parave krijon një imazh të pasigurt të tregut. Shembullin e mori konkret te ndërtimet në Tiranë dhe çmimet që nuk njohin ulje.
“Është e prekshme se çfarë ndodh me sistemin imobiliar në Shqipëri. Çmimet e apartamenteve janë rritur me përmasa shumë më të lartë se indeksi i pagave.
Në mënyrë të pakuptueshme dhe nuk besoj se do ndonjë gjeni për ta kuptuar që mbrapa kësaj lëvizje është pastrimi i parave. Kjo lëvizje çon në uljen e mirëqenies suaj” tha ai.
Më tej, ai u shpreh se Shqipëria vazhdon të jetë në zonë gri të manivalit prandaj kërkoi heqjen dorë nga amnistia fiskale apo pasaportat e arta.
“Sugjerojmë të frenohen politika që bien ndesh me çështje si amnistia fiskale apo pasaportat e arta. Këto nuk ndihmojnë në situatën gri ku Shqipëria është.
Në zonën e zezë janë Mianmari, Korea e Veriut dhe Irani dhe nuk besojmë se duhet të shkojmë në këtë rrugë. Duhet një luftë e jashtëzakonshme ndaj informalitetit”, tha ai.