Disa ndryshime të rëndësishme janë bërë në Policinë e Shtetit këtë të martë. Drejtori i Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku ka vendosur në krye të drejtorisë së Tiranës, Tonin Vocajn. Ky i fundit pas shkarkimi të Gledis Nanos, u përfolur se do t’i ishte në krye të policisë, madje për disa kohë ishte dhe drejtor i komanduar i policisë.
Po ashtu drejtori i Tiranës Lorenc Panganiku do të drejtoi Akademinë e Sigurisë.
Ndryshime të tjera:
Vendin e Vocajt e zë Sokol Bizhga.
Ermal Muça emërohet drejtor në Vlorë.
Niko Brahimaj emërohet në Fier.
Ervin Hodaj në Shkodër.
Lutfi Minxhozi emërohet drejtor për Marëdhëniet Ndërkombëtare.
Gent Ndoj emërohet drejtor i Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme.