-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Benzema pjesë e finales së Kupës së Botës, pritet vetëm kualifikimi nga “gjelat”

Kryesoret

Ylli francez, Karim Benzeman të kthehet në Katar për finalen e Kupës së Botës nëse Franca kalon Marokun.

Fituesi I Topit të Artë që do të jetë në dispozicion për të luajtur dhe Real Madrid i ka dhënë leje që të jetë pjesë e magjisë së finales së Botërorit nëse Franca mposht marokenët.

Benzema mbeti jashtë turneut disa ditë përpara ndeshjes hapëse të grupeve të Kupës së Botës të Francës kundër Australisë.

Asi i Realit u kthye në kryeqytetin spanjoll, ku bëri disa seanca rikuperimi përpara se të nisej për pushime.

Ai është rikthyer në stërvitjet e Realit të shtunën e kaluar dhe po merr pjesë normalisht në seanca.

Sipas Mundo Deportivo, Benzema mund të kthehet në Katar për finalen e Kupës së Botës të së dielës për të ndihmuar Francën të mbrojë kurorën e saj botërore nëse ata kalojnë Marokun.

Trajneri i Les Bleus, Didier Deschamps vendosi të mos zëvendësojë Benzeman.

Olivier Giroud ka udhëhequr me mjeshtëri sulmin për Francën në mungesë të Benzemas dhe u bë golashënuesi rekord i të gjitha kohërave të vendit, duke kaluar Thierry Henry.

Giroud ka katër gola në Kupën e Botës në edicionin e këtij viti të turneut dhe është në kërkim për të fituar Këpucën e Artë, pasi vetëm Lionel Messi dhe Kylian Mbappe kanë më shumë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit