-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Beogradi i akuzoi për njëanësi”, EULEX dërgon ilaçe për ish-policin serb të arrestuar në Kosovë

Kryesoret

Misioni i EULEX-it në Kosovë ka njoftuar se kanë dorëzuar disa medikamente për Dejan Pantiçiç, ish-pjesëtarin serb të Policisë së Kosovës i cili u arrestua ditë më parë. Ai akuzohet për sulmin ndaj komisionit komunal të zgjedhjeve në veri dhe aktualisht është në paraburgim.

EULEX ka thënë për portalin serb “Kosovo Online” se misioni ia ka dorëzuar barnat e Pantiqit komandantit të Policisë së Kosovës në Leposaviç.

Ky veprim i EULEX vjen si përgjigje e thirrjes së kryenegociatorin serb për dialogun, Petar Petkoviç, i cili ka akuzuar vazhdimisht komunitetin ndërkombëtar këto ditë se “po merret me barrikada, ndërsa nuk sheh se autoritetet kosovare po e rrezikojnë jetën e Pantiqit duke mos ia lejuar përdorimin e ilaçeve”.

Siç thuhet në përgjigje, EULEX-i është në kontakt me Policinë e Kosovës, Prokurorinë Speciale të Kosovës, Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, si dhe me avokatin e Pantiqit.

“Në përputhje me mandatin e tij, EULEX-i po e monitoron rastin në mënyrë që të vlerësojë se si po trajtohet i paraburgosuri nga autoritetet e Kosovës”, thuhet në deklaratë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit