Kreu i PD-së, Sali Berisha ka bërë me dije se nga nesër do të fillojë procesi i primareve për këshilltarët për bashkitë. Ai është shprehur se në garë do duhet të ketë një numër të konsiderueshëm të garën dhe të vajzave gjë që nuk e arriti në primaret e kandidatëve për kryetar.
“Këtë proces për të cilin personalisht mendoj se do të jetë vota e anëtarësisë që duhet të përcaktojë, me disa kushtëzime. Kushtëzimet janë të domosdoshme se duhet të ketë përfaqësime të komuniteteve, përndryshe përfaqësimi përqendrohet vetëm në një pjesë të elektoratit dhe mbesin të papërfaqësua dhjetëra zona të komunitetit, elektoratit etj.
Nëse në primare nuk arritëm të kemi numrin e duhur të vajzave dhe grave për qytetare të para, për këshilltare në mënyrë absolute do të respektohet me rigorozitet të plotë, standardi statutor i kësaj partie pa asnjë ekuivok. Kjo do të thotë se ata janë të garantuar, sigurisht me garë, ndaj dhe ky votim është më i komplikuar,” është shprehu ai.