Pas dorëheqjes së asamblistëve të Listës Serbe në fillim të muajit nëntor, nga Kuvendi Komunal në veri të Mitrovicës, të mërkurën u betuan asamblistë të rinj të cilët do të vijnë nga Iniciativa Qytetare.
14 asamblistët e rinj tashmë kanë dhënë betimin.
Asamblistët e Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore sapo kanë kryer betimin solemn sot.
Në mesin e asambleistëve që kryen betimin ishin 12 deputetë shqiptarë, nga 13 gjithsej në listë nga Iniciativa Qytetare, 2 deputetë boshnjakë dhe një serb, shkruan “Mitropol”.
Kjo ishte vetëm një mbledhje e rregullt e Kuvendit Komunal, e njëmbëdhjeta e radhës, pas dorëheqjes së asamblistëve nga Lista Serbe./REL