-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Lufta” (aspak) diplomatike për shefin e SPAK-ut dhe vija e kuqe, kush do të fitojë?

Kryesoret

Një “luftë” e ashpër që vijonte prej disa muajsh dhe tani doli në sipërfaqe. Në datë 16 Dhjetor tre kandidatët Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili do të prezantojnë platformat përpara KLP-së që do të zgjedhë pasuesin e Arben Krajës në krye të SPAK-ut.

Por në distancë ka shpërthyer një “luftë” mes qeverisë dhe ambasadores amerikane. I preferuari i SHBA-së duket se është Altin Dumani përballë Edvin Kondilit që sipas burimeve gazetareske preferohet nga pushteti. Fakti që ambasadorja amerikane ka bërë disa reagime publike lë të kuptohet qartë se lobimi që po bëhet është shumë i fortë.

Por si nisi përplasja që erdhi deri ditën e sotme ku Edi Rama i vendosi vijën e kuqe ambasadores amerikane? Sapo u konfirmuan tre kandidaturat, në 22 Nëntor erdhi sinjali i parë i ambasadores. Diplomatja ngriti dyshime të forta për manipulim të procesit.

Tani që janë konfirmuar kandidatët për kreun e ardhshëm të SPAK-ut, është thelbësore që procesi të jetë transparent në mënyrë që kreu i ardhshëm i Prokurorisë Speciale të zgjidhet në bazë të kualifikimeve dhe historikut dhe të jetë i aftë e i vendosur për të intensifikuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Procesi i përzgjedhjes duhet të jetë pa manipulime nga ata që kërkojnë të bllokojnë apo ndikojnë në drejtësi, nga ata që preferojnë mënyrat e vjetra dhe për rrjedhojë kundërshtojnë reformën në drejtësi. Taktika të tilla i përkasin një të shkuare që ka dëmtuar shumë. SPAK-u, ashtu si reforma në drejtësi duhet t’i shërbejë të ardhmes së Shqipërisë” tha ajo.

Në 8 Dhjetor, qeveria u “hakmor” duke njoftuar përmes Ministrisë së Jashtme se Yuri Kim do të largohet. Mesazhi ishte i qartë për anëtarët e KLP-së që të mos merrnin në konsideratë fjalët e një ambasadoreje që ishte në ikje dhe i kishte ditët e numëruara në Shqipëri.

Në përgjigje të interesimt të medias gjatë gjithë ditës dhe për të shmangur çdo spekulim mbi “heshtjen” e Ministrisë së Jashtme, konfirmojmë se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht. Ndërkohë që për emrin e ambasadorit të ri, procedura nuk na mundëson të bëjmë komente” tha Olta Xhaçka në një njoftim që ishte i paprecedentë, pasi asnjë vend pritës nuk njofton procedurat e largimit.

Por kjo duket se e irritoi akoma më shumë ambasadoren. Pasi takoi personalisht Edi Ramën dhe “harroi” njoftimin duke e “hedhur” pas krahëve edhe pse në fakt u cilësua nga disa prej diplomatëve si incident, Yuri Kim dha një mesazh të fortë dje.

Ajo deklaroi se mandati i saj mbyllet në janar, por nuk do të ikë nga Shqipëria. “Jam këtu prej tre vitesh tashmë dhe do jem edhe për pak më gjatë sa kaq” tha ajo. Jo vetëm kaq. Por shkoi dhe takoi anëtarët e KLP-së që kanë në dorë zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut. Dhe sot në mëngjes, kishte një paralajmërim tjetër të fortë.

Javën e fundit jemi takuar me çdo anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për të nënvizuar rëndësinë e zgjedhjes së një shefi të ri të SPAK-ut, i cili – pa frikë dhe favor – do të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Procesi i përzgjedhjes nuk duhet të ndikohet nga ata që kanë interes për të kufizuar ose manipuluar hetimet. Ky është thelbi i reformës në drejtësi: drejtësia duhet të jetë e verbër ndaj pushtetit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë të gjithë të barabartë përpara ligjit, institucionet duhet të jenë të pavarura.

Reforma në drejtësi nuk është vetëm një kërkesë për anëtarësimin në BE; është kërkesa e drejtë e popullit shqiptar. 🇺🇸do të qëndrojë gjithmonë me popullin e Shqipërisë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim me vendosmëri zbatimin e reformës në drejtësi.

Kjo nuk do të ndryshojë. Ne do të monitorojmë nga afër procesin e përzgjedhjes së SPAK-ut për të siguruar që reforma në drejtësi të ecë përpara” deklaroi Yuri Kim.

Këtu duket se “kupa u mbush”. Kryeministri Edi Rama pak minuta më pas replikoi në Twitter. Mesazhi ishte i qartë. Ai i tregoi vijën e kuqe ambasadores kur tha se shefin e ri të SPAK-ut nuk e zgjedh SHBA, por KLP që sipas tij nuk duhet ta dëgjojë ambasadoren.

Jam plotësisht dakord me @USAmbAlbania dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik!  Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet!

Prandaj anëtarët e KLP të mos dëgjojnë askënd përveç kandidatëve, të mos lexojnë asgjë përveç biografisë profesionale të kandidatëve, të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e perfomanca e kandidatëve! Ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër” tha Rama. Beteja vazhdon….

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit