-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Këtu komandoj unë…”! Kush janë “Zoti” dhe “UFO” që do të “kalben” në burg?

Kryesoret

Drejtësia italiane dënoi me 120 vjet dy bandat shqiptare që nisën luftën e brendshme të pamëshirshme në Romë. 18 vjet për Elvis Demçen, 16 për rivalin e tij Ermal Arapaj. Shumica e kërkesave të prokurorëve Mario Palazzi dhe Francesco Cascini janë pranuar. 12 persona të tjerë u dënuan me dënime që varionin nga minimumi 4 vjet e 6 muaj deri në maksimum 9 vjet e 8 muaj. Dy të pandehur janë shpallur të pafajshëm.

Në qendër të konfliktit për kontrollin e trafikut të drogës që kishte pushtuar Romën nga Castelli Romani, deri në lidhjen e aleancës me bandën e Fabrizio Piscitelli Diabolik në Ponte Milvio. Akuza të shumta edhe të natyrës tjetër, nga zhvatja e deri te kërcënimet e shoqëruara me video dhe foto për t’i vënë në dijeni rivalët për egërsinë e tyre.

Banda e shqiptarit Elvis Demçe lindi në vitin 2020 dhe pati një rritje të shpejtë. Në gusht 2020 tregtonte 100 kg hashash ndërsa tetorin e ardhshëm ishte në gjendje të tregtonte mbi 1 ton që i sillnin të ardhura deri në 4 milionë euro.

Mediat italiane i kanë dedikuar shpesh artikuj Elvis Demçes, i cili bashkëpunonte me Arben Zogun dhe Dorian Petokun, të cilët po ashtu ndodhen pas hekurave. Demçe, kur doli nga burgu në vitin 2020 kishte kontaktet e duhura, ato me organizatat në Romë, me ushtrinë marokene, autoritetet portuale të Gioia Tauro dhe trafikantë nga Ekuadori.

Demçe i cili ka një pamje të ashpër, i referohej vetes si “Zoti”. Me një bindje të rrënjosur thellë thoshte: “Unë jam Zoti”. Ai e shkruante në rrjetet sociale, duke përdorur pseudonimet e tij, “Spartacus” ose “Perseo”, të cilave u lidh një kuptim i fortë simbolik.

Në mungesë të tij, sheshet e trafikut të drogës u morën nga Ermal Arapaj, shqiptar si ai dhe drejtues i një organizate tjetër shumë ‘të respektuar’. Kur Demce ishte në burg për vrasjen e Federico Di Meo, 30 vjeçar, ‘Ufo’ tentoi t’i fitonte terren duke vjedhur sheshet e drogës, Velletri dhe Acilia. Kjo solli përplasje mes bandave, të cilët nisën përplasje me armë, tentativa për vrasje dhe vënie flakëve të makinave. Pas këtyre ngjarjeve arritën të binin në gjurmët e policisë.

Grupet kriminale që drejtoheshin njëri nga Ermal Arapaj i njohur si ‘Ufo’, ndërsa nga ana tjetër ishte Elvis Demçe, i cili drejtonte grupin rival, janë arrestuar nga policia pas një aksioni ‘Blic’, të zhvilluar mëngjesin e 18 janarit. Në pranga ranë 27 persona, duke u shmangur në këtë mënyrë disa vrasje të mundshme, për trafikun e drogës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit