Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për aplikimin e Kosovës për anëtarësimin në BE.
Ai është shprehur kjo është një ngjarje historike dhe është në funksion të paqes dhe stabilitetit.
“Aplikimi i Kosovës për anëtarësimin në Bashkimin Europian është një ngjarje historike bazuar në aspiratat, orientimin e qartë euro-atlantik dhe përkushtimin e vendosur të qytetarëve dhe të insitucioneve të Kosovës për të ardhmen europiane, në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon.
Duke e përgëzuar Kosovën për këtë hap shumë të rëndësishëm uroj që ky proces të avancojë me sukses në interes, jo vetëm të qytetarëve të Kosovës, por edhe të gjithë rajonit tonë!” është shprehur Meta.