Bordi i Transparencës ka njoftuar se këtë të mërkurë çmimi i naftës është rritur sërish. Ajo do të tregtohet 202 lekë për litër, pra 6 lekë më shumë.
Po ashtu benzina me 178 lekë nga 175 lekë që ishte dhe gazi ka pësuar rritje, duke shkuar në 71 lekë për litër.
“Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 178 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 166 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 109 lekë/litër.
Çmimet hyjnë sot në fuqi, në orën 18:00,” ka njoftuar Bordi.