-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ronaldo rikthehet në Madrid, stërvitet i vetëm në Valdebebas

Kryesoret

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo pas eliminimit nga Kupa e Botës është pa ekip pas ndërprerjes së kontratës me Manchester United.

Tashmë ai po pret të gjejë një destinacion.

Portugezi është rikthyer në Evropë pas eliminimit të Portugalisë në Botërorin 2022 në Katar në çerekfinale kundër Marokut.

Dhe ai ka vendosur të kalojë disa ditë në Madrid.

Për të shfrytëzuar kohën që po kalon atje ai ka vendosur që të stërvitet vetëm në Valdebebas, për të cilën kërkoi leje direkt nga presidenti i klubit, Florentino Pérez.

Perez tha se Valdebebas është shtëpia e tij dhe se Ronaldo mund të stërvitet atje për aq kohë sa të ketë nevojë dhe të ketë të gjitha lehtësitë.

Cristiano ka punuar i vetëm në një nga fushat e Valdebebas, i shoqëruar vetëm nga djali i tij i madh, Cristiano Junior, i cili është 12 vjeç dhe që po ndjek hapat e tij në futboll.

Nuk dihet se sa ditë do të qëndrojë portugezi në Madrid, megjithëse nuk është hera e parë që ai shkon në kryeqytetin spanjoll pas largimit nga Real Madrid.

Gjatë Kupës së Botës dolën informacione se Cristianon do të transferohej në Al Nassr të Arabisë Saudite por ai vetë mori përsipër t’i mohonte lajmet  nga Katari.

Synimi i tij vazhdon të jetë të luajë në nivelin më të lartë evropian, nëse është e mundur në një ekip që luan në Champions League.

Ai dëshiron të vazhdojë të rrisë shifrat e tij për të përfunduar si golashënuesi më i mirë në kompeticion.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit