Kancelari gjerman, Olaf Scholz deklaroi sot se është në interesin e Gjermanisë dhe Europës që vendet e Ballkanit t’i bashkohen BE-së.
“Është në interesin tonë gjerman dhe europian që pjesa tjetër e Ballkanit të bëhet pjesë e Bashkimit Europian,” u tha ai ligjvënësve në Berlin.
Sot presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë nënshkruar aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.









