Majk, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Zemër Luana”, ku thumboi një pjesë të madhe të artistëve shqiptarë.
Teksa për Noizyn tha se është njëri nga artistët që kopjon shumë, për Don Xhonin theksoi se duhet të largohet nga muzika rap.
Pas këtyre deklaratave, ai është takuar dhe ka postuar në InstaStory një fotografi me reperin nga Drenica.
“Asgjë vetëm dashuri dhe respekt Boki”, ka shkruar Majk për Don Xhonin.
Mesa duket artistët ruajnë raporte të mira me njëri-tjetrin, dhe gjithçka që u tha nga Majk në emision ishte thjesht për pikët.