-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vëllai i mesfushorit të Bylisit gjendet i djegur në shtëpi

Kryesoret

Mariglen Ruçi, 24 vjeç ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Angli. Ai është gjetur i djegur nga fqinj i tij brenda një shtëpie.

“Ishte rreth orës 1:30 të mëngjesit kur e fika dritën për të shkuar në shtrat. Pak para orës 2 vura re një dritë të fortë jashtë . E tërhoqa perden mbrapa dhe hodha një vështrim dhe gjithçka që pashë ishte flakë të mëdha kudo nga shtëpia. Gjithçka që mund të shihja ishin flakë të kuqe,” ka treguar fqinja.

Mësohet se zjarri ka nisur nga maja e çatisë, e cila më pas është rrëzuar dhe ka zënë të riun brenda.

I riu është vëllai i mesfushorit të Bylisit Flamur Ruçi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Bylisit, i cili ka ngushëlluar lojtarin.

“Familja jonë e madhe i gjendet pranë në këto momente të vështira mesfushorit tonë Flamur Ruçi! Fatkeqësia e tij është edhe e jona, u prehtë në paqe vëllai jot!” ka shktuar klubi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit