Federata Braziliane e Futbollit dëshiron që vendin e Tite ta marrë Zinedine Zidane.
Trajneri i deri tanishëm i Brazilit u tërhoq nga posti pas eliminimit në çerekfinale të skuadrës që konsiderohej favorite për ta ngritur Kupën e Botës.
Sipas Ok Diario, Selecao do të përpiqet t’i sigurojë shërbimet e trajnerit që ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve me Real Madridit.
Brazili thuhet se nuk ka arritur ta bindë trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola, pasi ai ka nënshkruar kontratë të re në Etihad Stadium deri në vitin 2025.
Fenomeni brazilian, Ronaldo i cili është i afërt me Federatën Braziliane të Futbollit e ka propozuar Zidane për postin e trajnerit.
Kandidat tjetër për ta drejtuar Brazilian është edhe trajneri aktual i Realit, Carlo Ancelotti i cili megjithatë ka paralajmëruar se do të dalë në pension pas largimit nga Los Blancos.