Dega e PD në Dimal zhvilloi të mërkurën një takim ku mori pjesë edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj i cili shprehu mbështetjen për kandidatin e PD për bashkinë e Dimalit, Dritan Sula.
Sipas Alibeajt, PD dhe demokratët do jenë ndryshimi dhe rruga për orjentimin Pro-perëndimor dhe Euro-atlantik të Shqipërisë.
Anëtarët e aktivit të degës diskutuan për çështje të ndryshme dhe dhanë opinionet e tyre për situatën politike dhe shprehën gjithashtu mbështetjen për kandidatin Sula.
Partia Demokratike do të hyjë e përçarë në zgjedhjet vendore që do të mbahen më 14 maj. Alibej më herët ka shpallur kandidatë për zgjedhjet lokal edhe në bashki të tjera, ndërkohë që Komisioni i Rithemelimit nga ana tjetër zhvilloi procesin e primareve, nga ku u shpallën kandidatë të përbashkët të PL-së dhe PD-së për lokalet.