20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Armët e dhuruara nga SHBA dhe NATO, jetike për Ukrainën

Kryesoret

Shtetet e Bashkuara pritet të shpallin vendimin për dërgimin e sistemit të avancuar të mbrojtjes ajrore “Patriot” në Ukrainë. Nga 24 shkurt, kur Rusia sulmoi fqinjin e saj, SHBA-të kanë dhuruar mbi 19 miliardë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën.

Kjo është një mesatare prej rreth 2 miliardë dollarësh në muaj për furnizime me armë, municione, trajnime dhe nevoja të tjera të mbrojtjes ukrainase.

Beteja për Ukrainën është kthyer në një përballje vdekjeprurëse me artileri të rëndë, me dhjetëra mijëra predha të hedhura nga të dyja palët çdo javë.

“Ishin sistemet e artilerisë ato që në shumë raste përcaktuan sukseset e ushtarëve ukrainas”, thotë Samuel Bendett nga Qendra për Sigurinë e Re Amerikane.

Analistë dhe ish-zyrtarë thonë se sistemet më efektive që Shtetet e Bashkuara i kanë dhuruar Ukrainës janë sistemet e topave M777 të prodhuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe sistemi preciz i raketave HIMARS.

“Qindra foshnje të lindura në Ukrainë janë pagëzuar me emrin Himars, për shkak të rolit të këtij sistemi. Suksesi vjen për shkak të precizionit të lartë dhe rrezes së gjatë të veprimit”, thotë gjenerali në pension Ben Hodges, ish Komandant i Ushtrisë Amerikane në Evropë./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit