-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avioni dron gati! Turqia lëshon “Mollën e Kuqe” (VIDEO)

Kryesoret

Kompania turke e mbrojtjes Baykar njoftoi se mjeti i parë luftarak pa pilot (UCAV) ka përfunduar të mërkurën fluturimin e parë. Kompania ka fituar popullaritet global kohëve të fundit ndërsa po ndihmon ushtrinë e Ukrainës të luftojë forcat ruse.

Baykar publikoi një video që tregon Kizilelma (Molla e Kuqe) UCAV duke u ngritur dhe më pas duke u kthyer në një bazë ajrore për të cilën thuhej se ndodhej në provincën veriperëndimore Corlu, 85 kilometra në perëndim të Stambollit.

Më herët, droni Bayraktar TB2 është shfaqur dukshëm në konfliktet ndërkombëtare, duke e vendosur kompaninë turke në qendër të vëmendjes globale dhe duke e kthyer në një prodhues dhe eksportues të madh.

Kërkesa ndërkombëtare për dronët me helikë të Baykar-it u rrit pas ndikimit të tyre në Siri, Ukrainë dhe Libi, ku bombat e tyre të blinduara të drejtuara me lazer ndihmuan në zmbrapsjen e një ofensive nga forcat e mbështetura nga Emiratet e Bashkuara Arabe dy vjet më parë.

“Molla e Kuqe” pritet që të bëjë diferencën në fushën e betejës, veçanërisht me “aftësinë e saj të uljes dhe ngritjes në anije me pista të shkurtra”.

Sipas asaj që bën të ditur kompania, “Kızılelma” mund të mbajë deri në 1500 kilogramë ngarkesë (armë dhe pajisje, etj.). Droni ka një gamë fluturimi prej 930 kilometrash, ndërsa lartësia operative është deklaruar të jetë 10668 metra.

Mjeti fluturues mund të qëndrojë në ajër për pesë orë dhe ka një shpejtësi maksimale prej 900 km/h. Sipas Bayraktar, fluturimi i parë i “ Kızılelma” pritet të bëhet në vitin 2023.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit