-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bad Bunny thyen rekorde, fitoi 435.38 milionë dollarë gjatë turneut të tij

Kryesoret

Reperi nga Puerto Rico, Bad Bunny po thyen rekordet njëri pas tjetrit, pasi u emërua artisti më i transmetuar në Spotify këtë vit.

Ai tani mban edhe rekordin botëror për turneun me fitimet më të larta në një vit kalendarik.

Sipas raporteve të shtypit të huaj, ai grumbulloi gjithsej 435.38 milionë dollarë nga 81 koncerte vetëm në vitin 2022, duke mposhtur një tjetër artist të madh, Ed Sheeran i cili në vitin 2018 fitoi 432.3 milionë dollarë nga turneu i tij botëror “Divide”.

Bad Bunny filloi turneun e tij në botë më 5 gusht në Orlando, SHBA dhe dy koncertet e fundit u zhvilluan më 9 dhe 10 dhjetor në stadiumin Azteca të Mexico City.

Sipas Pollstar artisti fitoi mbi 10 milionë dollarë amerikanë vetëm nga këto dy paraqitje.

Ky turne ishte turneu i tij i dytë botëror.

Në fillim të vitit, ai drejtoi turneun “El Último Tour Del Mundo” me 36 ndalesa, duke filluar në Denver në shkurt dhe duke përfunduar në Miami në fillim të prillit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit