Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë takimit me fituesit e primareve u ka kërkuar që pjesë e programit të tyre të kenë shpopullimin si një plagë të shoqërisë. Ai u shpreh se bashkitë duhet të shndërrohen në bashkitë e rinisë.
“Ndaj dhe, në programin tuaj, të cilin ju filloni ta hartoni pas një pune intensive në çdo skaj me çdo komunitet të territorit të bashkisë tuaj, do të vini në epiqendër të rinjtë, interesat, shkollimin, potencialin, shpalosjen e potencialeve të tyre.
Përpiquni që në parlamentin e bashkisë tuaj, të ndjehen të përfaqësuar të gjitha komunitetet, të gjitha zonat, në mënyrën më të mirë të mundshme.
Unë më shumë u ftova t’u uroj për garën, dhe ju ftoj që me kaq angazhim dhe seriozitet të nisni punën për programet, për secilën bashki.” është shprehur ai.