Liderët e Bashkimit Evropian miratuan sot dhënien e statusit kandidat për anëtarësim në BE Bosnjë-Hercegovinës pas “dritës jeshile” që dhanë të martën ministrat e jashtëm të 27 vendeve anëtare.
Procesi i anëtarësimit kërkon kohë dhe është i kushtëzuar, me theks në reformat për sundimin e ligjit, standardet demokratike dhe administratën publike.
BE-ja synon të zgjerohet në Ballkanin Perëndimor, duke pretenduar të rrisë ndikimin e saj dhe në të njëjtën kohë të zvogëlojë ndikimin e Rusisë dhe Kinës.