Dhjetëra hektarë tokë bujqësore janë përmbytur nga kanali kryesor i cili në vend që të mbledhë ujërat e t’i dërgojë për në lumë, bën rol të kundërt duke futur ujin që mbledh dhe ujin e lumit nëpër ara, duke bërë kështu që rruga e lagjes fundore të këtij fshati të bëhet e kalueshme vetëm me mjete të larta dhe për pasojë 10 familje të izolohen, por dhe që dhjetëra hektarë të përmbyten.
Niveli i ujit nëpër ara vijon të rritet dhe gjithçka varet nga prurjet nga Tirana e zonat përreth.
Reshjet e shiut tashmë prej ditësh po shkaktojnë probleme të shumta në vendin tonë, duke përsëritur situatën që ndodhi përpara tre javëve ku i gjithë vendi u “zhyt” nën ujë, e madje pati dhe viktima por kjo gjë nuk ka mjaftuar që autoritet të merrnin masa.