Një familje shqiptare në SHBA, fajëson policinë në New York-ut dhe shërbimin e emergjencës për vdekjen e babait të tyre, pasi ai u godit nga një makinë.
70-vjeçari Genci Frashëri, i cili jetonte në Whitestone, vdiq në Nëntor, 3 ditë pasi u godit nga automjeti teksa po ecte në rrugë.
Familja e tij ka ngritur një padi dhe kërkon 20 milionë dollarë dëmshpërblim, me pretendimin se ai u transportua në spital me gati 1 orë vonesë.
“Nëse do të ishte trajtuar me urgjencën dhe përkujdesjen që kishte nevojë në momentin kur ndodhi ngjarja, ai mund të kishte mbijetuar”, tha vajza e viktimës, Nika Sopiqoti.
“Ai po lëkundte këmbët e krahët, një gjendje që ndodh në momentin kur dikush pëson dëmtim në tru, ajo që i ndodhi edhe atij.
Dhe në vend se ta dërgonin menjëherë në spital, ata e akuzuan për sulm, e akuzuan për krim ndërkohë që ai dergjej përtokë me fraktura në kokë”, tha avokati i familjes Frashëri, Sanford Rubenstein.