-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjendet viktima e 9-të pas shpërthimit të gazit në Angli

Kryesoret

Policia britanike ka njoftuar se është gjetur i vdekur personi i 9 pasi një ndërtesë banimi u shemb në ishullin Channel të Jersey pas një shpërthimi fundjavën e kaluar.

Shefi i policisë lokale, Robin Smith tha se beson se nuk ka më të zhdukur pas gjetjes së viktimës së 9-të.

Shpërthimi ndodhi të shtunën pranë portit të ishullit Channel.

Tragjedia ka ndodhur për shkak të një rrjedhje gazi e cila solli një shpërthim.

Banorët e pallatit kishin lajmëruar policinë për një erë të fortë gazi natyror.

Kjo është tragjedia e dytë në pak ditë që godet Jersey, ekonomia e të cilit bazohet në sektorin bankar, turizëm dhe peshkim.

Të premten e kaluar, roja bregdetare lokale përfundoi kërkimin e saj në det për të gjetur tre marinarë që u zhdukën kur varka e tyre u mbyt pas një përplasjeje me një traget.

Të martën, policia njoftoi se kishte gjetur dy trupa jashtë anijes së fundosur.

Shpërthim në Angli, raportohen 3 viktima dhe dhjetëra të zhdukur

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit