-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moti i keq, ja si paraqitet situata në Kosovë

Kryesoret

Pas reshjeve të dendura të shiut gjatë mbrëmjes së të mërkurës, të cilat vërshuan në disa objekte banimi (shtëpi) si edhe në tokën bujqësore në qytetin e Gjilanit si dhe në disa fshatra të saj kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Në disa fotografi të publikuara në rrjete sociale në Facebook shihen vërshime të cilat kanë depërtuar në disa shtëpi në rrugën “Enver Miftari” dhe në fshatin Malishevë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale si dhe dëme edhe në tokë bujqësore.

Po ashtu vërshime të mëdha në objekte banimi (shtëpi) dhe në tokë bujqësore ka edhe në fshatin Livoç i Poshtëm, në Gjilan.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të enjten do të ketë rritje të lehtë të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe reshje shiu.

Minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.

Sa i përket parametrit të erës do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-9m/s. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit