Hapat e ardhshëm të Bashkimit Evropian për t’u marrë me çështjet e korrupsionit po i përcakton Parlamenti Evropian nën hijen e Katargate që po trondit Brukselin.
Siç raporton Politico, Parlamenti Europian ka hedhur sot në votim amendamentin e deputetes së majtë franceze Leïla Chaibi, mbi bazën e të cilit pezullohet projekti legjislativ për liberalizimin e vizave për Katarin bashkë me marrëveshjen e aviacionit BE-Katar. Ata kërkojnë gjithashtu që të pezullohet qasja në Parlamentin Evropian e të gjithë përfaqësuesve të interesave të Katarit derisa hetimet gjyqësore të japin informacionin dhe sqarimet përkatëse.
Eurodeputetët marrin miratimin përfundimtar vetëm kur të gjitha vendet anëtare të kenë ratifikuar marrëveshjen, e cila është nënshkruar në vitin 2021. Deri më tani vetëm gjashtë vende e kanë: Austria, Letonia, Greqia, Irlanda, Estonia dhe Republika Çeke.
Është një plan 10-pikësh kundër korrupsionit që do të fokusohet, ndër të tjera, në sigurimin e mbrojtjes për sinjalizuesit që zbulojnë marrëdhënie të dyshimta brenda Parlamentit Evropian.