-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përhapet “gripin e deveve” te ekipi francez, infektohet lojtari i 3-të

Kryesoret

Pas fitores kundër Marokut dhe kualifikimit në finale ekipi francez i futbollit u trondit rëndë nga virusi që u shfaq te lojtarët e tyre.

Gjatë gjysmëfinales kundër Marokut ekipi ngeli pa Adrien Rabiot dhe Dayot Upamecan pasi u infektuan me një virus i cili është përhapur në Katar.

Ndërsa tani francezët kanë njoftuar se është infektuar edhe Kingsley Coman.

Shkak duket se është i ashtuquajturi “gripi i devesë”, një virus që po përhapet në Katar dhe po prek sportistët.

Virusi i përket familjes së corona virusit dhe prek sistemin respirator.

Lajmin për infektimin e Coman e ka konfirmuar trajneri francez Deschamps.

“Ai ka temperaturë. Ne po përpiqemi të bëjmë kujdes që të mos përhapet ky virus, i cili prek shumë lojtarë këtu në Kupën e Botës. Sëmuresh kur je shumë i lodhur, trupi yt dobësohet dhe je më i prekshëm”, ka thënë ai.

Franca do të luajë të dielën në finale me Argjentinën dhe mbetet të shihet se në cilët lojtarë do të mund të llogarisë Deschamps.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit