-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Politico: Pse skandali i ‘Qatargate’ ishte i pashmangshëm në Parlamentin Evropian!

Kryesoret

Dikur arrinim në atë pikë që të shihnim në Parlamentin Evropian pamjet e zyrave të vulosura për t’u hetuar dhe valixhet me para që ekspozoheshin nga policia si dëshmi e një krimi. Ajo që Evropa dhe bota po shikojnë që prej të premtes së kaluar, duke kulmuar me arrestimin e Eva Kailit dhe tre personave të tjerë, është rezultat i një viti plogështie në respektimin e rregullave, shkruan Politico.

Të hënën e kaluar, presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, foli për një “sulm ndaj Parlamentit Evropian” dhe njoftoi reformat. Por a ka faj që “kalaja” ka mbetur me dyer të hapura? Transparenca është çështja e madhe brenda BE-së. Ne po e shohim me dhimbje këto ditë, por ka pasur paralajmërime për vite të tëra për rregulla të lira dhe një zbatim edhe më të lirshëm të tyre brenda Parlamentit Evropian.

Hetimet për ‘Qatargate’ filluan që në 2021-n, si e zbuloi Inteligjenca belge skandalin!

Por edhe anëtarët e trupit i rezistojnë çdo përpjekjeje për të hedhur më shumë dritë mbi aktivitetet e tyre. Në të njëjtën kohë, shkruan Politico, ata kanë aq shumë privilegje që do t’i bënin Borgias, familjen e shthurur italiane të shekullit të 15-të, të skuqeshin nga turpi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit