-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Partnerja e futbollistit Lautaro Martinez shkon në spital, gjetën copa xhami në pije

Kryesoret

Partnerja e futbollistit argjentinas, Lautaro Martinez thuhet se duhej të shkonte në spital pasi kishte gjetur copa xhami në pijen e saj në një klub.

Agustina Gandolfo ishte jashtë për të festuar për partnerin e saj Lautaro Martinez i cili arriti në finalen e Kampionatit Botëror, ku do të përballen me Francën të dielën.

Modelja është gruaja e sulmuesit Lautaro Martinez dhe ka qenë pjesëmarrëse në ndeshjet e partnerit të saj ne Katar.

Sigurimi u thirr menjëherë në vendin e incidentit, i cili ndodhi të martën pasi Argjentina kishte mundur Kroacinë në gjysmëfinale.

Sipas raportimeve të shumta, Augustina doli me motrën e saj dhe partnerin e motrës së saj në një qendër tregtare në Doha.

Gjatë kohës që kishin dalë ato kishin pirë dhe thuhet se ajo gjeti copa xhami brenda pijes.

Ata njoftuan menjëherë sigurimin dhe vendosën të shkonin në spital për t’u siguruar që të gjithë ishin në gjendje të mirë.

Ata vizituan gjithashtu ambasadën argjentinase për të pyetur rreth sistemit të kujdesit shëndetësor të Katarit.

Por raportet në Amerikën e Jugut thonë se atyre u është thënë se copat e xhamit ishin vendosur nga Gandolfo dhe pjesa tjetër e grupit.

Përgjigje e cila e la modelen të shtangur.

Ajo reagoi pas ngjarjes përmes rrjetit të saj social Instagram dhe shkroi shkruajti: “Turp, ne kemi ankesën dhe dëshmitarët në klub”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit