-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spanja miraton projektligjin e ri për abortin

Kryesoret

Parlamenti spanjoll miratoi ditën e sotme një projekt-ligj për shëndetin seksual dhe riprodhues që do të lejojë vajzat adoleshente të moshës 16-17 vjeç të kryejnë abort pa pëlqimin e prindërve .

Për më tepër, për herë të parë në një vend evropian ofrohet leje me pagesë për gratë që vuajnë nga dismenorrea (dhimbjet menstruale).

Ligji u miratua me 190 vota pro, 154 kundër dhe pesë abstenime.

Koalicioni qeverisës i qendrës së majtë prezantoi projektligjin majin e kaluar për abortin dhe lejen gjatë periudhës së dhimbjeve menstruale.

Ligji heq periudhën e detyrueshme tre-ditore të “të menduarit” për gratë që dëshirojnë të ndërpresin shtatzëninë.

Ndërsa vajzat adoleshente të moshës 16-17 vjeç nuk do të kenë më nevojë për pëlqimin e prindit ose kujdestarit të tyre për të kryer një abort.

Kjo ishte një kërkesë e vendosur nga qeveria konservatore e Partisë Popullore që në vitin 2015.

Grupet kundër abortit dhe Kisha Katolike e kishin kundërshtuar projektligjin .

Ligji parashikon gjithashtu dhënien e lejes me pagesë për gratë shtatzëna nga java e 39-të e shtatzënisë, siguron shpërndarjen falas të produkteve menstruale në institucionet publike (shkolla, burgje, qendra shëndetësore etj.).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit