-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Altin Dumani: Hetuesit e BKH-së të rinj! Kanë siklet dhe hezitim

Kryesoret

Kandidati i dytë për kreun e ri të SPAK, Altin Dumani gjatë prezantimit të platformës theksoi se një pjesë e hetuesve janë pa përvojën e duhur dhe kanë hezitim në raste të caktuara.

“Do të krijoj frymë në punën në grup që prokurorët të mos kenë hezitim për të vijuar ndjekjen penale. Në takimet me hetues, një pjesë e tyre edhe të rinj të BKH-së, ndoshta nuk kanë përvojën e duhur, më ndodh që vijnë të thonë një informacion me siklet.

Sepse mund të dalë diçka që e vlerësojnë problematike. Unë u them, emri nuk ka rëndësi, por prova. Prova. Emri nuk më bën përshtypje, por prova” tha ai.

Dumani tha se nuk e sheh SPAK si një vend pune, por si një mision. “Besoj se suksesi varet nga bashkëpunimi cilësor dhe institucional, si edhe nga integriteti profesional i çdo anëtari të SPAK dhe i institucionit në tërësi. Është pak vështirë të flasësh për veten. Ne si prokurorë jemi të kursyer kur flasim për veten.

Kam filluar punë në ’99. Karriera ime ka njohur progres. Kam filluar si OPGJ në Sarandë. Më pas drejtues në prokurorinë e Tropojës, rreth shumë i vështirë.

Më pas në Tiranë dhe kur u formuan Krimet e Rënda u bëra pjesë e saj. 9 muaj më vonë u bëra zv.drejtues. Në qershor 2007 drejtova Task-Forcë në prokurorinë e Tiranës. Në vijim isha 8 vjet në prokurorinë e Apelit Tiranë.

Ju përgjigja thirrjes për të aplikuar për në SPAK. Ndërkohë jam pjesë e saj prej tre vjetësh. Nuk e shoh SPAK si një vend pune, por si një mision. Është i vështirë, por të tillë e kam parë dhe këtë frymë kam përçuar edhe te bashkëpunëtorët e mi” tha ai.

Ku çalon SPAK-u? Kandidati Dumani: Duhet forcuar puna me BKH-në

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit