9 plumba u zbrazën mbi Edmond Papajën dhe e lanë atë viktimë në zonën e Komunës së Parisit.
Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë deklaruar se Papaj sapo kishte parkua makinën e tij tip Mercedes Benz G-Class, pranë lokalit të banesë së vëllait të tij dhe po hynte brenda ambienteve të lokalit kur u qëllua për vdekje.
Autori është ende i paidentifikuar, por bëhet me dije se ai mbante një kapuç në kokë. Policia ka sekuestruar kamerat e vendngjarjes dhe po punon për identifikimin e tij.