-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Video/ Momenti kur Ekrem Imamoglu u informua për dënimin e tij

Kryesoret

Është bërë publike një video ku kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu njoftohet për dënimin e tij nga gjykata turke.

Imamoglu u dënua me 2 vjet e 7 muaj burg për ofendim të nëpunësve publikë.

Në të njëjtën kohë, gjykata vendosi edhe heqjen e të drejtave politike për kryebashkiakun dhe një nga kundërshtarët kryesorë politikë të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Në videon ku Imamoglu mësoi për vendimin, duket se në sallë ndodhet edhe kryetarja e “Partisë së Mirë”, Meral Aksener.

“Një grusht njerëzish nuk mund ta marrin pushtetin e dhënë nga populli. Lufta jonë fillon më e fortë, me lejen e Allahut”, dëgjohet duke thënë Imamoglu.

52-vjeçari është pjesë e Partisë Popullore Republikane (CHP) dhe konsiderohet një kandidat i mundshëm në zgjedhjet presidenciale të qershorit kundër Rexhep Tajip Erdogan.

Akuza kundër tij lidhej me deklaratat që ai kishte bërë në vitin 2019, kur i quajti “idiotë” ministrin e Brendshëm Suleiman Soylou dhe anëtarët e Komisionit Zgjedhor, i cili anuloi rezultatin e zgjedhjeve komunale të marsit të atij viti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit