Kandidati i dytë në garë për kreun e SPAK, Altin Dumani para anëtarëve të KLP shpalosi vizionin e tij nëse zgjidhet në krye të Prokurorisë së Posaçme.
Dumani tha se garancia më e madhe në ndërtimin e një Prokurorie të Posaçme, sipas tij bilanci që ai ka në këto 3 vite. Ai tha se ka hetuar 99 çështje me 284 persona. Evidentoi punën në frymë grupi nëse do të zgjidhet.
“Drejtuesi është pasqyra ku shihet vartësi dhe nëse një vartës, koleg, apo personat që punon, ndan çdo ditë shqetësimet, shikojnë se kanë para tyre një drejtues maksimalisht të angazhuar që ka në fokus hetimin e suksesshëm.
Altin Dumani: Hetuesit e BKH-së të rinj! Kanë siklet dhe hezitim
Unë nuk jam që të kujdesem vetëm për hetimin, por përpiqem t’i trajtoj si shokë dhe miq, por aty ku duhet do të kërkohet llogari. Kështu krijohet fryma e grupit” tha ai.
Çfarë ke në avantazh krahasuar me dy rivalët? “Jemi shumë shokë dhe miq. Asnjë qejfmbetje. Bashkë ishim tani duke pirë kafe. Por besoj se edhe dy vëllezër nuk janë njëlloj. Dikush është mirë diku, dikush tjetër ka cilësia të mira diku tjetër” tha ai.
Ku çalon SPAK-u? Kandidati Dumani: Duhet forcuar puna me BKH-në