-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy të arrestuar! SPAK godet tjetër “celulë” mashtrimi, zhvatën europianët

Kryesoret

Dy persona janë arrestuar. SPAK ka goditur një tjetër “celulë” mashtruesish që përmes call center zhvatën qindra qytetarë europianë, mes tyre spanjollë dhe gjermanë. Gjatë këtij operacioni në Shqipëri janë kontrolluar 13 ambjente, qendra thirrjesh dhe banesa.

Gjatë kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan, 162 pajisje kompjuterike (njësi kompjuterike, servera, DVR, etj) etj., aparate celulare, si dhe 11 pasuri të paluajtshme në pronësi të J.M dhe M.D (banesa, truall, aktivitete tregtare, etj).

Hetimet nxorën në dritë ekzistencën e një grupi kriminal që synonte kryerjen e mashtrimeve ndaj individëve të cilët mashtronin qytetarë të shumtë që banonin në Itali dhe në vende të tjera evropiane (Spanjë dhe Gjermani), të kontaktuar kryesisht përmes telefonit, i bindnin viktimat e tyre të investonin në instrumente financiare realisht inekzistente, me premtimin e normave të larta të kthimit.

Në periudhën nga muajt e parë të vitit 2019 deri në verën e vitit 2020, është verifikuar që këto investime pilotoheshin në platformën e tregtimit financiar online “CAPITAL COIN EXCHANGE” e menaxhuar nga kompania “DIRECT COIN LIMITED” në Londër, e cila premtonte rendimente shumë të larta ekonomike.

Po ashtu me Vendimin Nr.93, datë 12.12.2022 të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë caktuar masat e sigurimit personal “Arrest në burg”: J.M dhe M.D., të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrim kompjuterik” në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 143/b/1 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit