Policia e Elbasanit ka arrestuar një 45-vjeçar me inicialet Dh. B., i shpallur në kërkim për veprën penale “vjedhja” dhe banues në këtë qytet.
Arrestimi u bë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për lokalizimin e tij.
Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, të datës 18.03.2026, ai ishte dënuar me 2 vite burg, nga të cilat i kishin mbetur për të vuajtur edhe 1 vit e 4 muaj.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e veprimeve ligjore.









