-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Abdixhiku: Vjosa Osmani mund të jetë emri për presidente

Kryesoret

Debati politik për zgjedhjen e presidentit në Kosovë po vazhdon të mbetet i hapur, me qëndrime të ndryshme mes partive kryesore dhe pa një marrëveshje të qartë në horizont.

Kryetari i Lumir Abdixhiku i Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar pas seancës së jashtëzakonshme në Kuvend se çdo zgjidhje për presidentin varet nga numrat dhe marrëveshjet politike që mund të arrihen mes partive.

Ai tha se kryeministri Albin Kurti po kërkon një shumicë më të gjerë prej 90 votash, duke nënkuptuar edhe bashkëpunim me PDK-në, ndërsa LDK është e gatshme të diskutojë vetëm nëse ekziston një marrëveshje e qartë politike.

Abdixhiku përmendi gjithashtu se si emër i mundshëm për president mund të jetë edhe Vjosa Osmani, por theksoi se kjo do të varet nga sigurimi i votave të nevojshme në Kuvend dhe dakordimi mes palëve.

“Ne s’kemi nevojë të propozojmë tre, propozojmë një. Mund të jetë edhe Vjosa Osmani, por le të na tregojë ai 66 votat për këtë emër. Mund të jetë, por njëherë duhet të vendoset ajo marrëveshje politike mes nesh. Apo do 90 vota? 90 vota menjëherë nuk i ka. Meqë nuk i ka 90 vota menjëherë, atëherë kjo po më duket manovër politike, por le të merret kjo me PDK-në, le ta tregojnë, e më pas ne përgjigjemi bashkë me 15 votat tona. Propozimi im ka qenë gjithmonë marrëveshja politike, por marrëveshje politike ku ta kemi presidentin në vendosje. Pra jo tre emra, por e japim një”, tha Abdixhiku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit