-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grabitën shtëpinë e futbollistit, arrestohet “skifterët” shqiptarë në Spanjë

Kryesoret

Policia spanjolle, ka arrestuar katër shqiptarë, anëtarë të një grupi kriminal të specializuar për grabitje me forcë të shtëpive, përfshirë dhe atë të futbollistit të Real Madrid, Dani Carvajal.

Ky grup në dy vitet e fundit ka qëndruar në territorin spanjoll për periudha nga dy deri në tre muaj, më pas ktheheshin në Shqipëri, duke vështirësuar kështu punën e policisë për t’i arrestuar ata.

Ky grup kriminal zgjidhte gjithmonë vila në të cilat ishin gjithmonë pronarët brenda gjatë momentit të grabitjes. Ndërkohë që grabitësit hynin në banesa përmes dritareve, ku vidhnin kryesisht bizhuteri, orë, para cash dhe çdo send që ata e konsideronin të vlefshëm.

Mes këtyre vjedhjeve, grupi i shqiptarëve akuzohet dhe për grabitjen në banesën e futbollistit Dani Carvajal më 30 gusht që ndodhet në Boadilla del Monte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, kur lojtari nuk ndodhej në shtëpi, por vetëm disa punonjës të tij. Imazhet e regjistruara nga kamerat e sigurisë së shtëpisë kishin fiksuar tre persona duke hyrë në parcelën e pajisur me shufra metalike.

Të arrestuarit, janë nga mosha 24 deri në 45 vjeç, si autorë të dyshuar të 12 grabitjeve me forcë në shtëpi, ndërsa po hetohen dhe 50 raste të tjera. Ndërkohë, gjatë kontrollit të policisë në banesën ku strehohej grupi kriminal, u gjetën disa sende me vlerë që iu kthyen dhe poseduesve të tyre./Europa Press

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit