Vrasja te Komuna e Parisit, drejtori del në terren direkt pas marrjes së detyrës
Edmond Papaj mbeti viktimë e plumbave në një lokal në Komunën e Parisit. Ai u qëllua nga një person me kapuç, i cili ende nuk është identifikuar nga policia.
Mësohet se Papaj ishte 49 vjeç dhe me orgjinë nga Saranda.
Policia ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur në një lokal në rrugën Fadil Bodinaku.
“Rreth orës 16.30, në rrugën “Fadil Bodinaku”, në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin E. P., 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital,” ka njoftuar policia.