Prokurori Altin Dumani ishte kandidati i dytë në radhë që prezantoi platformën në garën për të marrë drejtimin e SPAK-ut. Ai e vendosi më shumë theksin te forcimi i marrëdhënieve me shefen e BKH-së dhe hetuesit.
“Kam mbi 23 vite i angazhuar si prokuror. Jam përballur me krimin e organizuar. Çfarë do të bëja si drejtues? Nuk kemi një rregullore për funksionimin e SPAK. E shikoj jetike.
Është një draft që në 2019, por nuk është miratuar. Duhet të diskutohet dhe të miratohet sa më shpejt. Udhëzim për standardizimin e shkresave.
Në raport me BKH-në duhet të krijohet një klimë bashkëpunimi për të forcuar marrëdhëniet. Rritja e kapaciteteve njerëzore te BKH, mjete dhe trajnime. Vlerësimi i hetuesve dhe miratimi i rregullores” tha Dumani, që shikohet si kandidati i preferuar i SHBA-së.